Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Evropë

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Më: 9 maj 2024 Në ora: 17:17
Milorad Dodik

Milorad Dodik në një fjalim të sotëm gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republika Serbe, po vazhdon me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

“Gjermania në atë kohë nuk i njihte ide të tilla, ajo u përpoq për nënshtrim, për të zgjeruar ndikimin e saj si një fuqi e vonuar koloniale. Kishte mundësinë të zgjerohej drejt Ballkanit dhe Rusisë, gjë që e bëri”, theksoi Dodik.

Ky i fundit pohoi se “fakti është se viktimat më të mëdha ishin në mesin e popullit serb dhe rus” dhe se kjo zbulon qëllimin e vërtetë të fashizmit, raporton klix.ba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat