SHBA miratoi paketën mbështetëse, Peskov: Nuk e ndihmon aspak Ukrainën, Moska do të marrë masa

Evropë

SHBA miratoi paketën mbështetëse, Peskov: Nuk e ndihmon aspak Ukrainën, Moska do të marrë masa

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:24
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se miratimi i një projektligji për ndihmën ndaj Ukrainës nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së është një ndëshkim për Ukrainën dhe se do të nxiste më shumë luftë.

Peskov theksoi gjithashtu për agjencinë ruse të lajmeve Tass se një dispozitë në ligj që lejon qeverinë amerikane të konfiskojë asetet ruse dhe t’i transferojë ato në Ukrainë për rindërtim do të dëmtonte imazhin e SHBA.

Kremlini ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me masa të ashpra.

Mbetet të shihet se çfarë masash do merr  Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat