“Veprim i pajustifikuar i Turqisë”, Mitsotakis takohet me Erdogan

Evropë

“Veprim i pajustifikuar i Turqisë”, Mitsotakis takohet me Erdogan

Më: 19 prill 2024 Në ora: 11:29
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Greqisë  Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më 13 maj në Ankara.

Të dy krerët u takuan për herë të fundit në dhjetor në Athinë.

Në një deklaratë pas përfundimit të samitit të jashtëzakonshëm evropian në Bruksel, Mitsotakis, pasi konfirmoi datën, e cilësoi si krejtësisht të pajustifikuar reagimin e Turqisë ndaj deklaratës së Greqisë për krijimin e parqeve mjedisore detare në Detin Egje.

“Greqia ushtron të drejtat e saj sovrane në Detin Egje në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit të detit dhe unë jam i impresionuar nga ky reagim krejtësisht i pajustifikuar i Turqisë ndaj një nisme, e cila në fund të fundit ka një karakteristikë mjedisore”, tha Mitsotakis.

Ai shtoi se nuk mendon se përmirësimi i marrëdhënieve greko-turke do të thotë që pozicionet e Turqisë për përcaktimin e zonave detare kanë ndryshuar automatikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat