Trupat e EUROFOR-it arrijnë në BeH, do të patrullojnë nëpër gjithë territorin

Evropë

Trupat e EUROFOR-it arrijnë në BeH, do të patrullojnë nëpër gjithë territorin

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:55
Trupat e EUROFOR-it

Para pak ditësh në Bosnje e Hercegovinë u njoftua se po planifikohet shtimi i trupave të EUROFOR-it në atë pjesë.

Sot edhe zyrtarisht këto forca kanë njoftuar se numri i pjesëtarëve të këtij misioni tashmë ka arritur në BeH.

“Trupat e Forcës Rezervë Strategjike (SRF) të EUFOR-it tashmë kanë arritur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tani kanë mbërritur edhe pajisjet e tyre.

Ata së shpejti do të kryejnë patrulla në të gjithë BeH dhe do të stërviten me forcat e EUFOR-it në teatër dhe elementë të Forcave të Armatosura të BeH”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat