Mbytet varka pranë brigjeve italiane, 9 të vdekur, mes tyre një vajzë e vogël

Evropë

Mbytet varka pranë brigjeve italiane, 9 të vdekur, mes tyre një vajzë e vogël

Më: 11 prill 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Të paktën nëntë persona, mes të cilëve një vajzë e vogël, kanë humbur jetën pasi një varkë u mbyt në zonën malteze SAR, raportojnë mediat italiane.

Gjashtë persona u dërguan në spital, gjendja e të cilëve është kritike ndërsa 23 të mbijetuar të tjerë u dërguan në ishullin italian Lampedusa.

Nga dëshmitë e para që policia arriti të merrte, në varkë po udhëtonin 46 emigrantë nga Guinea, Burkina Faso, Mali dhe Bregu i Fildishtë, të cilët u larguan të dielën në mbrëmje nga Sfax në Tunizi.

Një ditë më parë, një tjetër tragjedi detare u shënua në ujërat greke. Një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm u fundos, ku për pasojë humbën jetën tre vajza të mitura. 19 persona u shpëtuan, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve vetëm 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat