Spanja planifikon të anulojë “vizat e arta” për blerësit e pronave që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian

Evropë

Spanja planifikon të anulojë “vizat e arta” për blerësit e pronave që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:22
Pedro Sanchez

MADRID – Qeveria spanjolle njoftoi të hënën se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian të marrin leje qëndrimi në Spanjë përmes investimit të mbi gjysmë milionë dollarëve në pasuri të patundshme.

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez tha se qeveria e tij, e përbërë nga parti që kanë bashkuar votat për të formuar koalicionin, do ta shqyrtonte reformën të martën në takimin javor të kabinetit.

Përmes një deklarate të hënën, kryeministri Sanchez tha se reforma është pjesë e planit të tij për ta bërë çështjen e banimit “të drejtë (të njeriut), jo një biznes spekulativ.”

Qeveria thotë se janë dhënë rreth 10,000 viza të tilla që nga miratimi i ligjit në janë vitin 2013 nga qeveria e kaluar e krahut të djathtë e udhëhequr nga Partia Popullore, si mjet për të joshur investitorët e huaj.

“Vizat e arta” janë kritikuar ashpër për nxitjen e rritjes së çmimit të pronave dhe spekulimit në sektorin e pasurive të patundshme. Çmimet e larta të shtëpive janë bërë problem i madh i shumë spanjollëve, sidomos në qytetet kryesore të vendit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat