Një incident me balonë në Gjermani la 20 mijë familje pa energji elektrike

Evropë

Një incident me balonë në Gjermani la 20 mijë familje pa energji elektrike

Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Në Wuppertal të Gjermanisë më shumë se 20 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Të premten në mbrëmje, pasi u ndërpre energjia elektrike shumë banorë mbetën të bllokuar në ashensorë.

Siç raporton Bild, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike ishte një tullumbace e mbushur me helium, për festën e Pashkëve.

Këtë e konfirmoi të shtunën një zëdhënës i ndërmarrjeve komunale.

Balona u kap në nënstacionin “Nächstebreck” mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00. Por, punonjësit e shërbimeve komunale arritën të zgjidhnin shpejt problemin” – tha ai.

Nga zjarrfikësit u bë e ditur se askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident.

Nga incidenti u pezulluan edhe lëvizjet me tren në hekurudhën e Wuppertal, për të filluar funksionimin e rregull të shtunën në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat