Policia gjermane heq pantallonat në shenjë proteste

Evropë

Policia gjermane heq pantallonat në shenjë proteste

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:32
Policia gjermane

Policia gjermane heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma.

Punonjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pazakontë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma.

Policet dhe policët publikuan një video ku kanë hequr pantallonat në rajonin e bavarisë, raporton dw.

Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.

Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat