Ukraina thotë se ka rrëzuar 13 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës

Evropë

Ukraina thotë se ka rrëzuar 13 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 10:28
Ndërtesa të dëmtuara pas një sulmi me dron rus në Kharkiv, Ukrainë të enjten. Fotografia: Anadolu/Getty Images

Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan të 13 dronët e përdorur në sulmin e Rusisë gjatë natës në rajonet jugore.

Kështu tha të premten ushtria ukrainase.

Ajo tha se dronët Shahed u shkatërruan mbi rajonet Zaporizhzhia, Odesa dhe Dnipropetrovsk.

Rusia përdori gjithashtu dy raketa S-300/S-400 dhe tre raketa balistike Iskander-M në sulm, sipas ushtrisë ukrainase.

Një nga sulmet kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesa-s, por mbrojtja ajrore i zmbrapsi të katër dronët, tha grupi jugor i forcave të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Mbeturinat dëmtuan disa rezidenca private dhe ndërtesa fermash në Zaporizhzhia, thuhet në deklaratë, raporton Reueters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat