Disa të lënduar nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

Evropë

Disa të lënduar nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një incident me të shtëna armësh është raportuar në një shkollë në Vantaa të Finlandës, ka njoftuar policia finlandeze përmes një njoftimi.

Numri i të lënduarve deri më tani nuk dihet, raporton RTE.

Sipas policisë një i dyshuar për të shtënat është arrestuar.

Forcat e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg zonës ku ka pasur të shtëna dhe të mos i hapin dyert për persona të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat