Rumania dhe Bullgaria në Schengen/ Qytetarët, liri lëvizjeje në rrugë ajrore e detare

Evropë

Rumania dhe Bullgaria në Schengen/ Qytetarët, liri lëvizjeje në rrugë ajrore e detare

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me zonën Schengen këtë të diel dhe rregullat përkatëse do të aplikohen për pasagjerët që udhëtojnë në rrugë ajrore dhe detare.

Dy vendet do fillojnë të japin viza Schengen për vendet e treta duke nisur nga 1 prilli, duke e bërë zonën e lëvizjes së lirë me 29 anëtarë.

Për kalimet në rrugë tokësore, kontrolli i pasaportave do të vazhdojë për shkak të një vetoje të vendosur nga Austria. Vjena zyrtare kishte shprehur shqetësime serioze mbi aftësinë e Sofjes dhe Bukureshtit për të ndalur emigracionin ilegal. Për këtë arsye, dy vendet premtuan forcimin e kontrolleve kufitare.

Bullgaria dhe Rumania u bashkuan me BE-në në vitin 2007 dhe në 2011-n Komisioni Evropian deklaroi se të dyja ishin teknikisht gati t’i bashkoheshin edhe Schengenit. Por një vendim i tillë nuk u mor deri në dhjetor të 2023-shit. Austria e kundërshtoi ashpër atë dhe në 2022-shin vendosi edhe një veto bashkë me Holandën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat