Kremlini: Putin po vuan për sulmin terrorist të ndodhur në Moskë

Evropë

Kremlini: Putin po vuan për sulmin terrorist të ndodhur në Moskë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:59
Vladimir Putin

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, tha se Putini u trondit nga sulmi terrorist në Moskë një javë më parë.

U vu re se Putini nuk mori pjesë në homazhe për viktimat, as nuk vizitoi familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Kreu i shtetit është shumë i shqetësuar për tragjedi të tilla. Më besoni, edhe nëse nuk i shihni lot në fytyrën e tij, nuk do të thotë se ai nuk po vuan”, tha Peksov.

“Nuk ka gjasa që dikush ta dijë dhe ta kuptojë atë që po kalon, duke përfshirë ju dhe mua”, shtoi Peskov.

Pasi personat e armatosur vranë 144 persona, plagosën 551 dhe i vunë zjarrin ndërtesës në një sallë koncertesh më 22 mars, grupi xhihadist Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Putin foli për këtë të nesërmen, dhe të hënën ai vetëm tha se sulmuesit ishin “islamikë radikalë”, por autoritetet ruse akuzuan Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë për lehtësimin e sulmit, të cilin Kievi dhe aleatët e tij e mohuan me forcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat