Rusia planifikon të mbrojë objektet e naftës dhe gazit me sisteme raketore

Evropë

Rusia planifikon të mbrojë objektet e naftës dhe gazit me sisteme raketore

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një zyrtar i ministrisë ruse të energjisë ka zbuluar planet për të mbrojtur objektet e naftës dhe gazit me sisteme raketore pasi Kievi përqendroi zjarrin në rafineritë ruse dhe objektet e energjisë në muajt e fundit.

“Ne po punojmë së bashku, duke përfshirë kolegët e Gardës Kombëtare Ruse, për të mbuluar objekte, për instalimin e sistemeve të mbrojtjes si Pantsir”, tha Artyom Verkhov, drejtor i departamentit të ministrisë së energjisë për zhvillimin e industrisë së gazit.

Ai kështu u shpreh në një mbledhje parlamentare të martën, raporton Reuters.

Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës që nga janari, duke goditur shumë rafineri të mëdha të naftës në një përpjekje për të gjymtuar ushtrinë ruse dhe për të ndalur përparimet e ushtrisë së saj.

Kapaciteti rus i rafinimit të naftës, i mbyllur pas sulmeve me dronë ukrainas në tremujorin e parë, arrin në rreth 4.6 milion ton (370,500 fuçi në ditë), ose 7% të totalit, tregojnë llogaritjet e Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat