Itali, shpëtohen 25 emigrantë, 60 të tjerë vdesin gjatë udhëtimit

Evropë

Itali, shpëtohen 25 emigrantë, 60 të tjerë vdesin gjatë udhëtimit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Migrantët dhe refugjatët e shpëtuar nga Ocean Viking pas disa ditësh lundrim në Mesdheun Qendror raportojnë se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit, tha të enjten OJQ-ja Sos Mediterranee.

25 të mbijetuarit e shpëtuar nga anija humanitare të mërkurën pas shtatë ditësh në det i kanë thënë ekuipazhit se u nisën nga Zawiya në Libi.

"Motori u prish pas tre ditësh, duke e lënë varkën në rrugë pa ujë dhe ushqim," tha Sos Mediterranee në X.

"Të mbijetuarit thonë se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit, duke përfshirë gra dhe të paktën një fëmijë".

Dy nga 25 të mbijetuarit iu desh të evakuoheshin nga Roja Bregdetare Italiane gjatë natës pasi humbën ndjenjat. Ata u dërguan në spitalin e Siçilisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat