Brnë, 13 mars -Falë një informacioni nga publiku, policia e zvicerane ka arrestuar dy vajza serbe për vjedhje. Ato u arrestuan pasditen e së martës në Wangen pranë Olten, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të policisë kantnale te Solothurnit (SO)
Dy vajzat u përpoqën të hynin në një shtëpi të vetme, siç njoftoi policia kantonale e Solothurnit të mërkurën.
Sipas të dhënave fillestare, janë dy vajza serbe të cilat dyshohet se janë të moshës 12 dhe 14 vjeç, sipas policisë. Identiteti i tyre ende nuk është përcaktuar me siguri.
Të dyja u ndaluan nga një patrullë policie në orën 13:00 kur u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes. Mësohet se ato janë arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.