Danimarka do të nisë me rekrutimin e grave në ushtri, një lëvizje e rrallë kjo

Evropë

Danimarka do të nisë me rekrutimin e grave në ushtri, një lëvizje e rrallë kjo

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:15
Danimarkë

Danimarka planifikon që të rekrutojë gra në shërbimin ushtarak.

Qeveria daneze ka njoftuar këtë të mërkurë për këtë lëvizje, duke u bërë një nga disa pak vende që ju kërkon grave që të shërbejnë në forcat e armatosura, raporton Politico.eu.

“Një rekrutim më I fortë, përfshirë barazi të plotë gjinore, duhet të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave të mbrojtjes, mobilizimit kombëtar dhe menaxhimin e forcave tona”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Troel Lund Pulsen gjatë një konference.

Gratë në Danimarkë munden që vullnetarisht të shërbejnë në ushtri. Në vitin 2023 ato përbënin çerekun er njësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat