Përplasi makinën në portat e Pallatit Buckingham, arrestohet burri në Londër

Evropë

Përplasi makinën në portat e Pallatit Buckingham, arrestohet burri në Londër

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia britanike njoftoi se një burrë është arrestuar pasi një automjet u përplas në portat e Pallatit Buckingham në Londër.

Imazhet e paqarta të postuara në rrjetet sociale tregojnë një makinë në portat e përparme të pallatit. Mediat britanike raportuan deklaratat e një dëshmitari okular, i cili tha se dëgjoi “një zhurmë të madhe”.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“Policët e armatosur kanë arrestuar në vendngjarje një person me akuzën e dëmtimit të pasurisë së huaj. Ai u dërgua në spital. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha policia e Londrës në një deklaratë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave.

Pallati Buckingham njoftoi se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte brenda pallatit në kohën e incidentit dhe se po punohej për të riparuar dëmtimet në portat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat