Vaji i ullirit, produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle

Evropë

Vaji i ullirit, produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:36
Spanja është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit.

Vaji i ullirit është produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle, sipas disa shifrave të reja.

Vjedhja e këtij lloj produkti vjen pas rritjes së çmimeve të tij gjatë vitit të kaluar shkaku i thatësirës përvëluese që goditi të korrurat.

Bëhet e ditur se bandat kriminale po e vjedhin vajin për ta rishitur më pas me çmim edhe më të lartë, ka njoftuar Ruben Navarro, kreu i zinxhirit të dyqaneve Tu Super, i cili udhëheq 30 dyqane në rajonin e Andalucisë së Spanjës.

Një litër vaj ulliri i cili katër vjet më parë kushtonte më pak se 5 euro, tani kushton 14 euro, shkruan skynews.

Ndryshe, Spanja është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit.

Për të parandaluar vjedhjet, dyqanet kanë lidhur me zinxhir shishet e mëdha të vajit, dhe i kanë mbyllur ato në rafte. Dhe në disa dyqane, shishet janë të pajisura me etiketa sigurie që duhet të hiqen nga stafi. Por thuhet se etiketat e sigurisë po thyhen nga hajdutët me anë të pajisjeve magnetike.

Sipas drejtorit të marketingut të kompanisë së sigurisë, STC, Alejandro Alegre, është e pazakontë që ky artikull ushqimor thelbësor të jetë aq lart në listën e produkteve të vjedhura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat