Papa Françesku thirrje për paqe: Ai që gjen guximin të ngrejë flamurin e bardhë është më i fortë!

Evropë

Papa Françesku thirrje për paqe: Ai që gjen guximin të ngrejë flamurin e bardhë është më i fortë!

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:15
Papa Françesku thirrje për paqe: Ai që gjen guximin të ngrejë flamurin e bardhë është më i fortë!

Papa Françesku ka deklaruar se Ukraina duhet të gjejë guximin dhe të ngre një “flamur të bardhë”duke negociuar me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Kreu i Vatikanit tha se në një konflikt, pala humbëse duhet të gjejë guximin ta pranojë disfatën dhe negociatat.

“Unë besoj se më i fortë është ai që e sheh situatën, ai që mendon për njerëzit, ai që ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa muajin e kaluar në një intervistë me transmetuesin publik zviceran RSI.

Në intervistë Papa shtoi se negociatat po zhvillohen me ndihmën e fuqive ndërkombëtare dhe se duhet pasur guxim për të negociuar, kur “gjërat shkojnë keq”.

Ai deklaroi se “ka shumë që duan të veprojnë si ndërmjetës, veçanërisht Turqia”. “Mos ki turp të negociosh përpara se situata të përkeqësohet”, tha Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat