Cameron: Izraeli është fuqi pushtuese, duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza

Evropë

Cameron: Izraeli është fuqi pushtuese, duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza

Më: 7 mars 2024 Në ora: 21:01
Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i tha Dhomës së Lordëve se Izraeli është një “fuqi pushtuese” në Gaza dhe duhet të respektojë “ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Cameron, i cili ka takuar anëtarin e kabinetit izraelit të luftës dhe rivalin e Netanyahut, Benn’y Gantz, thotë se palestinezët në Gaza “po vdesin nga uria dhe sëmundjet e parandalueshme”.

Ashtu si SHBA-ja, Britania e Madhe ka qenë mbështetëse e luftës brutale të Izraelit në Gaza.

Ndryshe nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, Londra ka refuzuar të mbështesë disa rezoluta të armëpushimit të votuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por, në javët e fundit, qeveria britanike ka rritur thirrjet për një armëpushim pasi numri i të vdekurve palestinezë nga masakra izraelite kalon shifrën 30 mijë dhe disa agjenci të OKB-së paralajmërojnë për një “uri të afërt”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat