Macron sqaron qëndrimin e Francës: S’do të ketë vendosje të menjëhershme trupave perëndimorë në Ukrainë

Evropë

Macron sqaron qëndrimin e Francës: S’do të ketë vendosje të menjëhershme trupave perëndimorë në Ukrainë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:06
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka sqaruar deklaratën e tij për mundësinë e dërgimit të trupave Perëndimorë në Ukrainë.

Një deklaratë kjo që shkaktoi reagime të shumta në Perëndim dhe jo vetëm. Në një intervistë të fundit me gazetën çeke Pravo, presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua reagimit global ndaj komenteve të tij në lidhje me dislokimin e mundshëm të personelit ushtarak në Ukrainë.

Çfarë synoi të arrinte Macron me idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë?

Macron theksoi se ndërsa ideja e dërgimit të trupave franceze në Ukrainë në të ardhmen e afërt nuk po shqyrtohet, Franca po angazhohet në mënyrë aktive në diskutime për të eksploruar të gjitha opsionet e mundshme të mbështetjes për Ukrainën, veçanërisht në tokën ukrainase.

Kritkat fillestare të Macron në lidhje me mundësinë e vendosjes së trupave të NATO-s në Ukrainë ndezën një valë polemikash midis aleatëve të NATO-s. Ky propozim nga Shtabi i Përgjithshëm i Francës u prit me skepticizëm dhe u perceptua nga disa si ndjekje e një axhende të fshehur politike.

“Kjo nuk do të thotë se ne po shqyrtojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë në të ardhmen e afërt, por do të thotë se kemi filluar një diskutim dhe po shqyrtojmë gjithçka që mund të bëhet për të mbështetur Ukrainën, veçanërisht në territorin ukrainas”, tha Macron.

Ndryshimi i qëndrimeve të Macronit ndaj Rusisë

Pasi Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, Macroni e ka mbajtur një linjë të hapur të komunikimit me Putinin. Ai pati thënë në qershor të vitit 2022 se presidenti rus e ka bërë një “gabim historik”, mirëpo fuqitë botërore nuk duhet të “nënçmojnë Rusinë, pasi kur luftimet të përfundojnë, ne mund të krijojmë një rrugë të re përmes mundësive diplomatike”.

Këto deklarata janë kritikuar, atëbotë, prej Ukrainës dhe shumë aleatëve të Francës.

Macroni ka folur për herë të fundit me Putinin në shtator të vitit 2022, dhe qysh atëherë e ka pasur një qasje më të ashpër ndaj tij.

Komentet e tij të hënën kanë pasur për qëllim të jenë ‘zile zgjimi’, ka thënë François Heisbourg, analist i mbrojtjes në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me bazë në Londër.

“Megjithatë, disa deklarata nuk janë pritur”, ka thënë Heisbourg.

Rusia shihet si armike agresive

Macron ka thënë se është i shqetësuar që Rusia është duke u bërë më e ashpër në muajt e fundit. Ai e ka përmendur vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, shtypjen e opozitës politike ruse, dhe ashpërsimin e luftimeve përgjatë vijës së frontit në Ukrainë.

Qeveria e Francës ka gjetur së fundi se forcat ruse kanë kërcënuar me rrëzim të një aeroplani vëzhgues që ka patrulluar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.Më herët këtë muaj, Parisi e ka akuzuar Moskën edhe për përhapje të dezinformatave nëpër Evropë.

Këto qëndrime për Rusinë në Evropë vijnë teksa rriten shqetësimet nëse do të miratohet në Kongres ndihma amerikane për Ukrainën.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar edhe për mundësinë e fitores së ish-presidentit amerikan Donald Trump, më vonëgjatë këtij viti, duke ndryshuar politikën amerikane për kontinentin e vjetër.

“Siguria jonë evropiane është në rrezik”, ka thënë Macron. “A duhet t’ua delegojmë votuesve amerikanë të drejtën tonë? Përgjigja ime është jo, pavarësisht se çfarë votimi është”.

Pa marrë parasysh se cilat kanë qenë mesazhet e Macronit, analistët kanë thënë se ai mund të ketë ngatërruar mënyrën e dërgimit të mesazhit. “Macroni dëshiron t’i dërgojë Rusisë mesazh të fuqisë. Mirëpo për të funksionuar, duhet të jetë mesazh kredibil”, ka thënë Jana Puglierin, udhëheqëse e Këshillit Evropian të Berlinit për Marrëdhënie me Jashtë, institut ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat