​Orteku i borës “varros” tunelin në Itali

Evropë

​Orteku i borës “varros” tunelin në Itali

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Gjatë pasdites së sotme, një ortek i madh bore mbuloi një tunel në rajonin malor Valle d'Aosta të Italisë.

Një sasi e madhe bore ka rrëshqitur në rrugë dhe ka bllokuar plotësisht hyrjen në tunel.

Autoritetet thonë se nuk ka viktima. Disa rrugë në rajon janë mbyllur prej disa orësh për shkak të borës dhe rrezikut për ortekë të tjerë.

"Orteku arriti në tunel një orë më parë, dhe në rrugë gjysmë ore më parë. Askush nuk u lëndua", tha Francesco Valerio, kryebashkiaku i Gaby, raporton La Stampa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat