Skema jashtëzakonisht e thjeshtë me të cilën rumuni vidhte vetura në Bukuresht – askujt nuk i ra ndërmend t’ia bënte pyetjen kryesore

Evropë

Skema jashtëzakonisht e thjeshtë me të cilën rumuni vidhte vetura në Bukuresht – askujt nuk i ra ndërmend t’ia bënte pyetjen kryesore

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 22:42
Ilustrim

“Skema” ishte e thjeshtë, por gjeniale. Ai kërkonte nëpër rrugët e Bukureshtit automjetet që i pëlqenin, zakonisht në agjencitë e veturave me qira dhe më pas telefononte shërbimin e tërheqjes së veturave.

Rumuni dyshohet se u prezantonte si pronari i automobilave dhe u kërkonte ekuipazhit që t’ia dërgonin veturën që e përzgjidhte në një vend të caktuar, raportojnë mediat rumune.

Policia beson se ai ka vjedhur vetura që kishte vlera nga 7 mijë deri në 8 mijë euro dhe shpresonte që “mungesa” e tyre të mos vihet re menjëherë në Bukuresht.

Burri ishte shumë i kujdesshëm, thuhet, sepse gjithmonë thërriste shërbime të ndryshme rimorkimi. Është interesante se askush nuk e ka kontrolluar nëse ai është vërtet pronar i veturës.

Autoritetet thonë se të gjitha veturat e vjedhura i ka shitur për pjesë.

Policia nisi hetimet pas raportimit të një prej agjencive të dëmtuara. Në bazë të provave të grumbulluara, burrit i është caktuar masa e ndalimit.

Ai tashmë po hetohet nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat