Zbardhet misteri i sëmundjes në anijen norvegjeze me 2 mijë pasagjerë

Evropë

Zbardhet misteri i sëmundjes në anijen norvegjeze me 2 mijë pasagjerë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Ishulli i Mauritius në Oqeanin Indian i ka dhënë leje një anijeje lundrimi norvegjeze të ankorohet në kryeqytetin Port Louis, pasi thotë se nuk gjeti prova të kolerës në bord.

Të paktën 15 persona të anijes “Norwegian Down” ishin futur në izolim të sëmurë me stomak dhe autoritetet kishin frikë se ishte kolerë.

Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë të Mauritius konfirmoi se pasagjerët kishin gastroenterit dhe jo kolerë.

Dr. Bhooshun Ori tha se pasagjerët tashmë janë “rikuperuar plotësisht”. Autoritetet e Mauritian kishin bllokuar fillimisht anijen “për të shmangur çdo rrezik shëndetësor”.

Pasagjerët kishin simptoma të lehta të një sëmundjeje stomaku gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut. Mary Francovilla Dees, 69 vjeç, një pasagjere në anije i tha BBC-së se pavarësisht vonesës atmosfera në anije kishte qenë “mjaft e qetë”.

“Udhëtarët në anije duket se e kishin marrë këtë me qetësi”, tha ajo. Francovilla tha se pasagjerët janë argëtuar duke u ulur pranë pishinës, duke ndjekur shfaqje dhe duke qëndruar në bar.

Gjithsesi pasagjerët do t’i nënshtrohen kontrollit nga autoritetet shëndetësore pas zbarkimit nga anija. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë ndihmë mjekësore për të gjithë në pikën e zbarkimit.

Një pasagjer holandez në bord tha se kapiteni u tha se mund të kishte një shpërthim kolere në bord.

Që nga janari 2023, të paktën 188 mijë njerëz janë infektuar me kolerë në 7 vende në Afrikën Jugore, sipas OKB-së. Më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa sipas lapsi.al, Zambia është e goditura më rëndë.

Në anije ndodhen 2184 pasagjerë dhe 1026 anëtarë të ekuipazhit.

Rreth 2 mijë persona ishin planifikuar të zbarkonin në Port Louis ndërsa 2 mijë të tjerë pritej të hipnin në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat