​Zelensky tregon se sa ukrainas janë vrarë deri më tani

Evropë

​Zelensky tregon se sa ukrainas janë vrarë deri më tani

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:35
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çdo viktimë është një humbje e madhe dhe u shpreh se 31 mijë ukrainas janë vrarë në luftë deri më tani.

Ai nuk ka dhënë detaje për numrin e të plagosurve, duke thënë se nëse jep, “Rusia do ta dijë se sa njerëz janë larguar nga fusha e betejës”.

Zelensky gjithashtu ka pretenduar se 180 mijë rusë kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit.

Ndër të tjerash, Zelensky është pyetur për strategjinë e tij për vitin 2024 dhe ka thënë se se ka një “plan të qartë” për një ofensivë të re.

Zelensky u shpreh se se nuk mund të zbulojë asnjë detaj, por tha se kjo përfshin një ndryshim në komandë, shkruan Sky News.

“Kemi disa plane për t’u përgatitur”, është shprehur tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat