​Papa: Të lutemi për Izraelin, Palestinën dhe fëmijët e plagosur

Evropë

​Papa: Të lutemi për Izraelin, Palestinën dhe fëmijët e plagosur

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:12
Papa Françesku

Papa Françesku u tha besimtarëve në lutjen e tij të rregullt të së dielës Angelus se ata nuk duhet të harrojnë Izraelin dhe Palestinën dhe të gjithë fëmijët që janë lënduar në konflikt.

“Të mos harrojmë të lutemi për Palestinën, për Izraelin dhe për shumë popuj të shkatërruar nga lufta dhe për të ndihmuar konkretisht ata që vuajnë”, tha Papa Argjentinas.

“Le të mendojmë për fëmijët e lënduar dhe të pafajshëm”.

Papa Françesku shtoi tutje se njerëzimi dhe paqja duhet të rizbulohen në Ukrainë, dy vjet pas pushtimit rus.

“Lutem që ata të mund të krijojnë kushtet për një zgjidhje diplomatike, në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Papa Argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat