Si po i përdor ushtria ruse ‘vullnetarët’ për të mbushur boshllëkun në Ukrainë?

Evropë

Si po i përdor ushtria ruse ‘vullnetarët’ për të mbushur boshllëkun në Ukrainë?

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Kur forcat ruse filluan të tërhiqen nga qyteti Balakliia në lindje të Ukrainës në fund të vitit 2022 nga ukrainasit që vazhdimisht i godisnin me artileri të rëndë, Kremlini vendosi t’i fut një grup vullnetarësh si roje gjatë tërheqjes, shkruan Reuters.

Ky grup me rreth 50 burra kanë ardhur nga grupi i rezervistëve të njohur ndryshe si BARS-i rus, grup ky që ka pësuar humbjen e mijëra luftëtarëve që ishin dërguar për të luftuar në  Ukrainë me forcat e rregullta ruse.

Vetëm disa orë pasi pas tërheqjes, një kamerë e vendosur në helmetën e njërit prej vullnetarëve që luftuan për rusët e që Reuters e ka siguruar, shfaq pamje nga beteja e ashpër e BARS-it.

Kjo njësi është futur në këtë rajon për të mbushur “boshllëkun” për shkak të humbjeve të mëdha nga radhët e forcave të rregullta ruse.

Në videon e siguruar në Reuters, ata shihen duke tentuar të mbrojnë bashkëluftëtarët derisa tërhiqeshin nga Balakliia, duke mos pasur armë të rënda apo mbështetje ajrore, ku si pasojë nuk kishte as komunikim me shtabin e përgjithshëm në radiolidhje.

“Ku janë forcat tona ajrore”, dëgjohet duke thënë njëri nga luftëtarët e BARS-it.

Ekipi i tij kishin për detyrë të mbronin një udhëkryq në veri të qytetit, ku Kremlini i kishte vënë si “mish për top” pasi ukrainasit i goditën rëndë me artileri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat