Bujqit e zemëruar francezë bëjnë tollovi në panairin e bujqësisë në Paris para vizitës së Macronit

Evropë

Bujqit e zemëruar francezë bëjnë tollovi në panairin e bujqësisë në Paris para vizitës së Macronit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:26
Bujqit e zemëruar francezë

Një grup i bujqve francezë hynë me forcë në një panair të rëndësishëm për bujqësinë në Paris të shtunën, para një vizite të planifikuar aty nga presidenti Emmanuel Macron, në kohën e zemërimit për koston e lartë dhe rregullat e gjelbra.

Duke u ballafaquar me dhjetëra policë brenda hapësirës së panairit, bujqit brohorisnin dhe bënin thirrje që Macroni të jepte dorëheqje, duke përdorur shprehje fyese për të, raporton agjencia “Reuters”.

“Kjo është shtëpia jonë” – brohoritën ata me zë të lartë, përderisa policia kundër trazirave po mundohej që ta frenonte protestën. Ekzistuan disa përleshje me protestuesit dhe policia arrestoi të paktën njërin nga ta, sipas një dëshmitari të agjencisë “Reuters”.

Macroni, i cili po hante mëngjes me udhëheqësit e sindikatave franceze të bujqve, pritej të ecte nëpër hapësirën e panairit më pas.

Ai anuloi një debat që donte ta zhvillonte në panair të shtunën me bujqit, përpunuesit dhe shitësit me pakicë, pasi sindikatat e bujqve thanë se nuk do të merrnin pjesë.

Panairi i bujqësisë në Paris është ngjarje e rëndësishme në Francë dhe tërheq rreth 600 mijë vizitorë për nëntë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat