Suedia: Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë ndërkombëtare

Evropë

Suedia: Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë ndërkombëtare

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Rusia përfaqëson kërcënimin kryesor ndërkombëtar të sigurisë për Suedinë dhe armiqtë e jashtëm mund të përpiqen të përfitojnë nga kërcënimi në rritje i dhunës nga ekstremistët islamikë dhe e djathta ekstreme, njoftoi të mërkurën Shërbimi Suedez i Sigurisë.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë në një situatë të rëndë sigurie”, tha drejtoresha e Shërbimit të Sigurisë, Carlotte von Essen.

Ajo tha gjithashtu se Kina dhe Irani përbëjnë ende një kërcënim, ndërsa të dy vendet bashkëpunojnë deri në një masë, raporton Reuters.

Raporti vjetor i Shërbimit të Sigurisë deklaroi se armiqtë e jashtëm mund të përdorin organizatat e ekstremit të djathtë dhe islamist për veprime që mund të kërcënojnë sigurinë e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat