Lituania: Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit

Evropë

Lituania: Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Presidenti i Lituanisë

Presidenti i Lituanisë ka reaguar për vdekjen e Alexei Navalny, duke thënë se ai nuk vdiqa për shkaqe natyrale por u vra brutalisht nga regjimi i Putinit.

“Unë mendoj se regjimi i Kremlinit po i dërgon një sinjal shoqërisë ruse dhe po i frikëson ata dhe po përpiqet të tregojë se nëse kundërshtohen do të përballen me të njëjtin fat”, tha ai.

Udhëheqësi lituanez tha gjithashtu se regjimi ishte “brutal” dhe “agresiv” dhe BE-ja duhet ndërmarrë më shumë masa.

“Është absolutisht e qartë se retorika e fortë nuk mjafton dhe ne duhet të ndërmarrim më shumë masa.

Ne jemi shumë të ngadaltë dhe po bëjmë shumë pak për të mbështetur Ukrainën në fushën e betejës”, përfundoi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat