Erdogan: Me presidentin egjiptian do të flasim për ofensivën izraelite në Gaza

Evropë

Erdogan: Me presidentin egjiptian do të flasim për ofensivën izraelite në Gaza

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:50
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha se ofensiva e Izraelit në Gaza do të kryesojë axhendën në bisedimet e tij me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, të mërkurën.

Ai këtë e tha në një fjalim televiziv pas kryesimit të një takimi të kabinetit sot, raporton Reuters.

“Ne do të diskutojmë çështje të ndryshme duke përfshirë ekonominë, tregtinë, turizmin, energjinë dhe mbrojtjen me zotëri Sisin”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk do të udhëtojë në Egjipt të mërkurën, kjo është vizita e tij e parë që kur Ankaraja dhe Kajro përmirësuan marrëdhëniet duke emëruar ambasadorë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat