Aksident zinxhiror në Itali, raportohet për një të vdekur dhe 6 të plagosur

Evropë

Aksident zinxhiror në Itali, raportohet për një të vdekur dhe 6 të plagosur

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Autostrada nga Rapallo dhe Chiavari është mbyllur që nga ora 7 e mëngjesit.

Pas aksidentit të djeshëm zinxhir, ku 25 persona u plagosën si pasojë e përplasjes së 100 makinave, një tjetër aksident është regjistruar në Itali.

Një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në zonën e Genovas, pas përplasjes së një kamioni dhe disa makinave.

Autostrada nga Rapallo dhe Chiavari është mbyllur që nga ora 7 e mëngjesit.

Katër persona u dërguan në spitalet e Lavagna dhe në poliklinikën San Martino në Genova, ndërsa dy persona të tjerë të plagosur në spitalin e Lavagna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat