​Papa thotë se antisemitizmi është “mëkat kundër Zotit”

Evropë

​Papa thotë se antisemitizmi është “mëkat kundër Zotit”

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:05
Papa Françesku

Të gjitha manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit janë një mëkat kundër Zotit, sipas Papës Françesku cituar nga e përditshmja e Vatikanit L'Osservatore Romano të shtunën.

Në një letër drejtuar "vëllezërve dhe motrave hebrenje të Izraelit” raportohet se Papa ka thënë: “Rruga që Kisha ka filluar me ju, populli i lashtë i Besëlidhjes, refuzon të gjitha format e antijudaizmit dhe antisemitizmit.

Duke dënuar pa mëdyshje manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat ndaj Zotit”.

L'Osservatore Romano raporton se letra e Papës iu dërgua teologut Karma Ben Johanan, një nga promovuesit e një apeli drejtuar Papës, i nënshkruar nga rreth 400 rabinë dhe studiues për konsolidimin e miqësisë hebrenjo-krishtere pas sulmeve brutale të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit që ndezi luftën në Gaza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat