​Një burrë vdes pasi bie nga një ndërtesë në Londër

Evropë

​Një burrë vdes pasi bie nga një ndërtesë në Londër

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:00
Londër

Një burrë ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa e galerisë së artit Tate Modern në Londër, njoftoi sot policia.

Vdekja po trajtohet si e papritur, por nuk po trajtohet si e dyshimtë, tha Policia Metropolitane e Londrës.

Policia u ftua në Tate Modern, një nga atraksionet më të mëdha turistike të Londrës, rreth orës 10:45 sipas kohës lokale, për raportimet e një burri që kishte rënë nga ndërtesa.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq në vendngjarje, thanë autoritetet.

Galeria njoftoi në rrjetin social X, se do të ishte e mbyllur për pjesën tjetër të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat