Sipas demografit serb: Në Serbi deri në vitin 2050 do zhduken dhe shuhen 3 mijë fshatra

Evropë

Sipas demografit serb: Në Serbi deri në vitin 2050 do zhduken dhe shuhen 3 mijë fshatra

Nga: F. B. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:13
Pamje nga Serbia

Demografi serb Ivan Marinkoviç ka deklaruar për “Veçenje Novosti” se “deri në gjysmën e këtij shekulli në Serbi do shuhen tërësisht mbi 3 mijë fshatra e vendbanime”, bazuar në trendin aktual të shtimit të popullsisë dhe numrit të ultë të banorëve në këto vendbanime, transmetojnë “B92”, dhe “Bota Sot”.

"Në 5 vitet e fundit po shënohet trendi i uljes së vazhdueshme të fermerëve dhe bujqve  sipas regjistrimit, që në bazë vjetore do thotë 50 mijë fermerë më pak se që kishte”, ka thënë Marinković.

Ai thekson se disa fshatra kryesisht në Serbinë Jugore edhe Lindore janë të kërcënuara për zhdukje e shuarje, pasi me vite nuk kanë pasur më shumë se 100 banorë.

"Fshatrat e tilla shuhen ngadalë, ndërsa ato që janë pak sa më të mëdha, nuk arrijnë të revitalizohen edhe shtohen, pasi në ato vendbanime as migruesit nuk shkojnë të hetojnë dhe më këtë situatë Serbia duhet të pajtohet”, tha Marinkoviç.

Sipas demografit, rastin më të madh që mos të pësojnë shuarjen janë ato lokalitete në afërsi të qyteteve, që kanë infrastrukturë rrugore dhe janë të lidhura me qendrat dhe qarkullimin e kanë më të lehtë.

"Duke u nis nga fakti se bujqit individual që ka më shumë se njerëz juridik dhe ndërmarrës dhe ato po plaken për çdo ditë, është reale që di ketë edhe ulje të prodhimeve bujqësore dhe ushqimit. Fshatrat në të cilat pjesa dërmuese e banorëve janë të moshuar e pleq natyrshëm secilën ditë po shuhen e do të shuhen edhe ato gra që nuk janë Nertile që mund të lindin dhe shtojnë popullatën”, tha Marinkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat