​Varka fundoset në Lampedusa, shpëtohen 49 migrantë

Evropë

​Varka fundoset në Lampedusa, shpëtohen 49 migrantë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një varkë e gjatë 8 metra me migrantë u fundos në ujërat në Lampedusa të enjten dhe rojet bregdetare italiane shpëtuan 49 migrantë.

Sipas migrantëve, të cilët tashmë kanë zbritur në skelën Favarolo, ka persona të zhdukur.

Deklaratat janë aktualisht kontradiktore dhe numri i atyre që mungojnë është e paspecifikuar.

Varka thuhet se u largua nga El Amra në veri të Algjerisë në orën 21:00 të martën.

Secili prej migrantëve në bord thuhet se ka paguar 2.000 dinarë tunizianë ose më pak se 650 dollarë amerikanë, për kalimin në Lampedusa. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat