Suedi, gjendet një objekt i dyshimtë jashtë ambasadës izraelite në Stokholm

Evropë

Suedi, gjendet një objekt i dyshimtë jashtë ambasadës izraelite në Stokholm

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një objekt i dyshimtë është gjetur jashtë ambasadës izraelite në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Transmetuesi shtetëror suedez, SVT ka raportuar se një ekip i specializuar po inspekton aktualisht objektin, i cili u gjet nga stafi i ambasadës.

Në vendngjarje ndodhen 10 mjete policie dhe zona është rrethuar.

Policia ka hapur një hetim, por thotë se për momentin nuk ka asnjë rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat