Ukraina dhe Belgjika nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për të forcuar prodhimin e përbashkët të armëve

Evropë

Ukraina dhe Belgjika nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për të forcuar prodhimin e përbashkët të armëve

Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Belgjika dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e prodhimit të armëve, ka njoftuar shtypi i Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase.

Ky memorandum synon zbatimin e projekteve të përbashkëta të të dy shteteve drejt rritjes së prodhimit në industrinë e mbrojtjes.

Në veçanti, Ukraina dhe Belgjika do të bashkëpunojnë për prodhimin e llojeve të veçanta të armëve, riparimin e tyre, dhe përgatitjen e specialistëve duke përfshirë edhe stafin teknik, shkruan yahoonews.

Memorandumi është jetik në lidhje me zhvillimin e mbrojtjes së vendit, krjimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, dhe lokalizimin e prodhimit ushtarak në Ukrainë. Është një nga prioritetet tona”, tha zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, Ivan Havryliuk.

“Ukraina është jashtëzakonisht e interesuar në krijimin e përbashkët të ndërmarrjeve që do të funksionojnë sipas standardeve ndërkombëtare”, shtoi Havryliuk.

Marrëveshja u nënshkrua pasi Belgjika u zotua të dorëzojë 661 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2024, e cilësuar si ndihma më e madhe që shteti belg ka ofruar që nga fillimi i luftës.

Përveç ndihmës financiare, Belgjika do t’i dërgojë Ukrainës edhe disa aeroplanë luftarak F-16, të cilët pritet të aterojnë në tokat ukrainase në vitin 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat