Edhe Italia ndërpret financimin e UNRWA-s

Evropë

Edhe Italia ndërpret financimin e UNRWA-s

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Italia është bërë vendi i fundit që ka pezulluar fondet e saj për UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Veprime të ngjashme kanë ndërmarrë edhe nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia, shkruan Sky News.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani njoftoi në një postim për “X” se do të ndalonte çdo transferim fondesh për agjencinë, ndërkohë që ajo heton akuzat se disa nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit.

“Vendet aleate kanë marrë së fundmi të njëjtin vendim. Ne jemi të përkushtuar për ndihmën humanitare për popullsinë palestineze dhe mbrojtjen e sigurisë së Izraelit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat