E paparë! – Shikoni se si snajperisti ukrainas me nofkën “Odesa” eliminon me saktësi dy ushtarë rusë

Evropë

E paparë! – Shikoni se si snajperisti ukrainas me nofkën “Odesa” eliminon me saktësi dy ushtarë rusë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një snajperist ukrainas ka vrarë dy ushtarë rusë në qytetin e Bakhmutit të Ukrainës, aty ku luftimet janë ende duke vazhduar.

Bëhet fjalë për snajperistin me nofkën “Odesa” i cili operon me një pushkë të tipit UAR-10.

Sipas pamjeve të publikuara nga Fronti Ukrainas në rrjetin social X, snajperisti i forcave ukrainase arriti që të eliminojë dy ushtarët rusë me saktësi qitjeje.

Ushtarit ukrainas nuk iu desht shumë vështirësi të qëllojë dy trupat e ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Ndryshe, situata në vijën e frontit të luftimeve mbetet ende e vështirë, duke qenë se ende nuk ka pasur avancim të theksuar nga forcat ukrainase.

Më 24 shkurt bëhen zyrtarisht dy vjet prej se ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Luftimet kryesisht janë të fokusuara në lindje të Ukrainës gjegjësisht në rajonin Donbas të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat