FrankenSAM – arma e re e fuqishme ukrainase shkatërron rusët

Evropë

FrankenSAM – arma e re e fuqishme ukrainase shkatërron rusët

Më: 20 janar 2024 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë modifikuar një sistem të mbrojtjes ajrore sovjetike për lansimin e raketave perëndimore.

Zyrtarët i quajtën këto sisteme hibride “FrankenSAM-s” dhe njëra prej tyre ka rrëzuar tashmë objektivin e parë, një dron rus Shahed.

Sipas ministrit ukrainas të industrisë strategjike, Oleksandr Kamyshin, ukrainasit e rrëzuan droning në një distancë prej 4.8 kilometrave.

Mbetet e paqartë se cili sistem prej FrankenSAM rrëzoi dronin e ushtrisë ruse Shaheed (të siguruar nga Irani), pasi ekzistojnë tre versione.

Kamishin thotë se kjo ndodhi gjatë sulmit rus të mërkurën (17 janar).

Rusët kryen sulme me 20 drone Shahed dhe ukrainasit rrëzuan 19 prej tyre, ndërsa “FrankenSAM” rrëzoi një dron. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat