Tri tërmete në Leskovc të Serbisë në tetë ditë

Evropë

Tri tërmete në Leskovc të Serbisë në tetë ditë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur qytetin Leskovc të Serbisë mbrëmjen e së mërkurës, bëhet e ditur sot, raporton N1info, transmeton Klan Kosova.

Siç njofton Instituti Republikan Sizmologjik i Serbisë, epiqendra ka qenë në thellësinë 12 kilometra.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe epiqendra ka qenë në malin Suva Planina.

Është tërmeti i tretë i regjistruar në territorin e qytetit të Leskovcit në tetë ditë. Tërmeti i parë u regjistrua më 9 janar me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter, pasuar nga tërmeti i dytë me magnitudë 1.9 më 13 janar.

Tërmetet në atë varg të shkallës Rihter konsiderohen tërmete më të lehta që mund të lëkundin ndërtesat, por nuk priten dëme materiale dhe shkatërrime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat