U vra në qendër të Athinës, del fotoja e kryemafiozit grek që u ekzekua me breshëri plumbash

Evropë

U vra në qendër të Athinës, del fotoja e kryemafiozit grek që u ekzekua me breshëri plumbash

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:55
Vangjelis Zampounis

Është publikuar fotoja e kryemafiozit grek që u ekzekutua me 90 plumba në qendër të Athinës, ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Vangjelis Zampounis, 44-vjeçari mafioz, ishte një nga emrat më të njohur në skenën e mafias dhe krimit. Ai njihej me pseudonimin Zabunis.

Ai ishte akuzuar si drejtues i një grupi zhvatësish, por edhe për disa vrasje, për të cilat nuk u gjetën prova. Ndaj tij pati një tjetër atentat në vitin 2018 në Pire, por arriti të mbijetonte, pasi i kishte ngecur arma autorëve, por edhe falë ndërhyrjes së policisë, e cila i dha ndihmën e parë.

Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë, raporton Protothema. 

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat.

Autorët dyshohet se e dinin programin që po ndiqte viktima dhe e qëlluan atë derisa u siguruan se nuk do të kishte asnjë shpresë për të shpëtuar. Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 90 gëzhoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat