Prifti rus përballet me dëbimin për refuzimin e lutjes për fitoren ndaj Ukrainës

Evropë

Prifti rus përballet me dëbimin për refuzimin e lutjes për fitoren ndaj Ukrainës

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:23
Prifti rus

Një prift i shquar liberal do të përjashtohet nga Kisha Ortodokse Ruse, për refuzimin e leximit të një lutjeje që i kërkon Zotit ta udhëheqë Rusinë drejt fitores ndaj Ukrainës.

Në një vendim të lëshuar të shtunën, gjykata e kishës tha se Aleksiy Uminsky duhet “të përjashtohet” për shkeljen e betimit të tij priftëror.

Vendimi iu përcoll për miratim Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ruse, i cili është një mbështetës i fortë i presidentit Vladimir Putin.

Rasti tregon se si kisha shtyp mospajtimin e brendshëm ndërsa mbështet Putinin dhe “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Gjykata kishtare tha se Uminsky kishte thyer betimin e tij duke refuzuar të lexonte “Lutjen për Rusinë e Shenjtë”, një emër arkaik për Rusinë, të cilin Kirill e kishte bërë të detyrueshëm në shërbimet e kishës.

“Ata që duan të luftojnë kanë rrokur armët kundër Rusisë së Shenjtë, duke shpresuar të përçajnë dhe shkatërrojnë popullin e saj të bashkuar. Çohu, o Zot, për të ndihmuar popullin tënd dhe për të na dhënë fitoren me fuqinë tënde”, thuhej në lutjen e thënë për herë të parë nga Kirill më 25 shtator 2022, shtatë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Dhjetëra priftërinj ortodoksë rusë janë ndëshkuar për sfidimin e pikëpamjeve të kishës mbi luftën, për shembull duke lexuar lutjet për paqe në vend të fitores. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat