Skena dramatike në Shën Petersburg: Një zjarr i madh përfshiu magazinën e një dyqani online

Evropë

Skena dramatike në Shën Petersburg: Një zjarr i madh përfshiu magazinën e një dyqani online

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:44

Një zjarr i madh përfshiu të shtunën magazinën e një prej dyqaneve online më të mëdha ruse në Shën Petersburg.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Emergjencave, ku thuhet se zjarrfikësit kanë arritur të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të tij, raporton reuters.

Pronari i magazinës, Wildberries, homologu rus i Amazon, tha në një deklaratë se i gjithë stafi ishte evakuuar. Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion se si zjarri, i cili përfshiu 70 mijë metra katrorë dhe u vlerësua si më i rëndi i kategorisë së pestë, shpërtheu në periferi të një qyteti tjetër rus.

Pothuajse 300 zjarrfikës dhe dhjetëra makina zjarrfikëse, si dhe helikopterë, kanë luftuar për të shuar zjarrin, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente.

Pamjet e postuara në internet tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet në qiell dhe flakë të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat