Schneeberger për Putin e Vuçiq: Kjo është pasqyrë se çfarë po gatuhet në Serbi

Evropë

Schneeberger për Putin e Vuçiq: Kjo është pasqyrë se çfarë po gatuhet në Serbi

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:46
Schneeberger, Putin dhe Vuçiq

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka shpërndarë foto të presidentit rus dhe atij serb, duke thënë se kjo është një pasqyrë e përafërt e asaj që po gatuhet në Serbi.

Schneeberger thotë ky është vetëm një fragment i vogël, e nëse nuk merren kundërmasa mund të shihet se çfarë do të vijojë.

“Për të gjithë ata që u befasuan më 24 shkurt 2022, këtu është një pasqyrë e përafërt e asaj që po gatuhet në Serbi.

Ky është vetëm një fragment i vogël, por vetëm nga kjo mund të shihni se çfarë të prisni nëse më në fund nuk merrni kundërmasa”, ka theksuar ajo në rrjetin social X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat