Aksident i rëndë në Kroaci, të paktën tre të vdekur

Evropë

Aksident i rëndë në Kroaci, të paktën tre të vdekur

Më: 6 janar 2024 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci.

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Karlovac – Rijekë, në mes të tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra, njoftoi Departamenti i Policisë së Karlovacit.

Index.hr. raporton se një furgon dhe një veturë janë përplasur. Bëhet fjalë për një furgon me targa hungareze dhe një veturë me targa të Rijekës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Jutarnji List publikoi informacione jozyrtare se në aksident është përfshirë një furgon Mitsubishi, i cili me shumë gjasa po transportonte emigrantë. Në mjetin me shtatë ulëse ndodheshin drejtuesi dhe 11 pasagjerë.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe çifti që po udhëtonin me automjetin Alfa Romeo me targa të Rijekës. Fëmija që ishte me ta në veturë ka pësuar lëndime.

Ndryshe, së bashku me ekipet e policisë në vendngjarje ndodhet edhe avokati i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat