Përmbytjet nga të reshurat përcillen me paralajmërime për acar në Britani

Evropë

Përmbytjet nga të reshurat përcillen me paralajmërime për acar në Britani

Më: 6 janar 2024 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Disa pjesë të Anglisë po përballen me përmbytje të mëdha, derisa Agjencia për Siguri Shëndetësore ka lëshuar alarm, për mot të ftohtë, i cili hyn në fuqi në Britaninë e Madhe nga nesër e deri më 12 janar.

Agjencia për Sigurimet Shëndetësore në Britani të Madhe ka lëshuar një paralajmërim për mot të ftohtë për ditët në vijim dhe ka paralajmëruar për rënie të temperaturave. Alarmi i verdhë për mot të ftohtë në gjithë Anglinë do të hyn në fuqi mëngjesin e së shtunës në ora 9 dhe përfundon në mesditën e 12 janarit.

Ndërkohë qindra shtëpi tjera janë përmbytur pas një stuhie të fuqishme dhe një jave me të reshura të mëdha.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se njerëzit duhet të sigurohen apo ta ndinë vetën të sigurt nga reagimi ndaj përmbytjeve në zonat e goditura rëndë. Dua që njerëzit të sigurohen se Agjencia e Mjedisit ka njerëz në terren në të gjitha zonat e prekura. Është e rëndësishme që njerëzit t’i zbatojnë këshillat e dhëna nëpër zonat lokale.

Agjencia e Ambientit ka thënë se në Angli gjatë kësaj jave janë përmbytur më shumë se 1000 shtëpi. Një ngjarje e rëndë apo incident i madh është shpallur në Nottinghamshire ku niveli i rritur i lumit Trent ka përmbytur më shumë se 100 prona.

Si pasojë e motit të lig është prekur edhe transporti hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat