Malta merr kryesimin e OSBE-së për 2024

Evropë

Malta merr kryesimin e OSBE-së për 2024

Më: 1 janar 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Malta është nga sot vendi i ardhshëm kryesues me organizatën rajonale të sigurisë (OSBE) për vitin 2024.

Në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm të ambasadorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës në Vjenë në muajin nëntor 2023, është arritur konsensus që Malta të jetë vendi i radhës si kryesuese me organizatën rajonale të sigurisë.

Zgjidhja për Maltën është arritur pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të arritur konsensus mbi kandidaturën e saj për të kryesuar me organizatën në vitin 2024.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë nga Polonia më 1 janar 2023. Kryesimi njëvjeçar i OSBE-së për vitin 2025 do të jetë në duart e Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat