Mes kërcënimeve terroriste, Franca rrit sigurinë për natën e Vitit të Ri

Evropë

Mes kërcënimeve terroriste, Franca rrit sigurinë për natën e Vitit të Ri

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Siguria do të jetë e rreptë në të gjithë Francën në natën e Vitit të Ri – me rreth 90 mijë oficerë të zbatimit të ligjit të vendosur në të gjithë vendin.

Kjo u vendos nga shefja e inteligjencës së brendshme, Céline Berthon. Nga 90 mijë policë të vendosur, rreth 6 mijë do të jenë të vendosur në Paris, raporton Euronews.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin thotë se kryeqyteti francez është vendi ku më shumë se 1.5 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në festimet që rrethojnë ikonën Champs Elysees.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Darmanin përmendi një “kërcënim shumë të lartë terrorist”.

Kjo ishte pjesërisht për shkak të “çfarë po ndodh në Izrael dhe Palestinë”, shtoi ai, duke iu referuar luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat